Një person në Tiranë ka kërcënuar me vetëvrasje në Ish-stadiumin Qemajl Stafa. Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes ai është i moshës së re.
Ky person sipas raportimeve të medieve është në gjendje të vështirë ekonomiko-sociale, shkruan Telegrafi.
“Nuk kam bukë për të ngrënë”, ka thënë ai.
Në vend ngjarje kanë dal policia dhe zjarrfikësit. /Telegrafi/