Telegrafi

Një person në Pogradec vetëvritet me armë në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Pogradec, ku një 65-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari Nevruz Afezi, i ka dhënë fund jetës në banesën e tij në fshatin Verdovë në Pogradec.

Nuk dihen ende rrethanat, por kanë qenë familjarët ata të cilët pasi kanë dëgjuar krismat e armës kanë vrapuar për të zbuluar se çfarë ka ndodhur dhe e kanë gjetur pa shenja jete 65-vjeçarin.

Ne këto kushte kanë lajmëruar policinë e komisariatit të Pogradecit, e cila ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e vetëvrasjes. /Telegrafi/