Site icon Telegrafi

Një person në gjendje të rëndë nga shpërthimi i rezervuarit të derivateve

Nga shpërthimi i një rezervuari derivatesh që ka ndodhur pak minuta më parë në Miradi të Fushë Kosovës, janë lënduar katër persona.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Nga katër të lënduarit, njëri është në gjendje më të rëndë.

Këtë e kanë bërë të ditur për Telegrafin zyra e informimit e Shërbimit Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës (SHSKUK).

Lexo po ashtu Katër të lënduar nga shpërthimi i një rezervuari derivatesh në Miradi të Fushë Kosovës (Video/Foto)

“Ju konfirmojmë se për momentin ka ardhur vetëm një rast në gjendje të rëndë. Ekipi emergjent po jep maksimumin dhe është duke reanimuar”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të SHSKUK.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur evakuimin e personelit. /Telegrafi/

Exit mobile version