Site icon Telegrafi

Një person në Fier gjendet i vdekur pranë serës ku punonte roje, kohë më parë ishte përfshirë në një konflikt

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Mbrostar Ura të Fierit, ku rreth orës 06:40, pranë disa prej serave të këtij fshati është gjetur i pajetë trupi i shtetasit Petraq Gjika, 67 vjeç, që sipas policisë së Fierit është roja e serave dhe mbi të janë gjetur shenja të mjeteve prerëse.

Roja i gjetur i vdekur është edhe vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli.

Trupi i pajete i rojës është gjetur nga banorë të zonës, jashtë serave. Trupi i goditur me thikë disa herë, është gjetur jashtë godinës ku qëndronte për të ruajtur objektin.

Objekti është i ruajtur me kamera sigurie. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e Fierit, e cila po merr të gjitha provat nga vendi i ngjarjes që mund te çojnë tek autori i saj.

Ekspertë të drejtorisë së policisë fier po mbikëqyrin të gjithë zonën. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai qe ka kryer vrasjen dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave nga fshati ku banonte roja e serave, Petraq Gjika, i ndjeri kishte kohë që punonte roje nate. Para disa kohësh ai kishte pasur një konflikt ku edhe është rrahur. /tch/

 

 

Exit mobile version