70-vjeçari i palëvizshëm ka ndërruar jetë në zjarrin në Sopishte.
Siç informojnë nga policia, dje në ora 20:20 në rrugën “1” të fshatit të Shkupit Sopishte, ka ndodhur zjarr në shtëpi, ku janë djegur dy dhoma, ndërsa në njërën nga dhomat është gjetur trupi i personit P.S (70) që për një periudhë të gjatë ka qenë i palëvizshëm, njofton Telegrafi Maqedoni.
I ndjeri ka jetuar me birin e tij, i cili në momentin e zjarrit nuk ka qenë në shtëpi.
Me urdhër të Prokurori Publik trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi dhe nga ana e ekipit të Njësitit kundër zjarrir, zjarri është shuar. Këqyrja e vendit të ngjarjes do të kryhet gjatë ditë së sotme./Telegrafi/