Telegrafi

Një person ndërron jetë në Angli, pasi kamioni tij përplaset me disa makina dhe me një shtëpi

Një shofer kamioni ndërroi jetë në Angli ndërsa disa të tjerë mbetën të lënduar pasi automjeti i tij që bartte mbeturina u përplas me makinat e parkuara, para se të përplasej edhe në një shtëpi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një fëmijë 11 vjeç u dërgua me urgjencë në spital pas gjendjes së rëndë, ndërsa e gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur në lagjen Kidbrooke në Londër.

Shoferi u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë u dërguan në spital. Njëri prej tyre më pas u lirua nga trajtimi.

Pamjet tronditëse tregojnë kamionin dhe makinat e ‘copëtuara’ përgjatë rrugës.

Vëzhguesit okularë thonë se kamioni u përplas me makina të tjera. /Telegrafi/