Telegrafi

Një person mbetet i plagosur pas një zënke në Batincë të Shkupit

Një person ka marrë plagë nga armë zjarri dje në zënkë në një restorant të fshatit Batincë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPB, nga Njësia për informacion dhe komandë Shkup, dje në ora 13:45 është pranuar denoncim për krisma nga armë zjarri para një restoranti në fshatin Batincë, ndërsa nga Siptali i përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” është marrë informatë se aty është dërguar një person i lënduar, R.A. (35) me plagë nga armë zjarri në ekstremitetet e poshtme dhe se ai i është nënshtruar operacionit si pasojë e seriozitetit të plagëve.

Krismave ju ka paraprirë zënkë që ka filluar në brenda në restorant dhe pas një kohe të shkurtër ka vazhduar jashtë, ku është hapur zjarr ndaj R.A, ndërsa kryerësit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë ‘Audi A8’.

Ekzaminim në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB Shkup dhe po ndërmerren të gjitha masat për gjetjen e kryerësit dhe ndriçimin e plotë të rastit./Telegrafi/