Telegrafi

Një person i lënduar nga zjarri në një shtëpi në Ilinden të Shkupit

Mbrëmë në një shtëpi në rrugën “8” në lagjen Ilinden të Shkupit, nën pronësi të 36-vjeçarit ka shpërthyer zjarr. Rasti në SPB Shkup është paraqitur në orën 21:05.

Në vendin e ngjarjes së pari është konstatuar se zjarri ka shpërthyer nga instalimet e energjisë elektrike. Ndërsa është djegur çatia e shtëpisë dhe një pjesë e mobiljeve.

Nga policia informojnë se personi M.T (31) gjatë daljes nga shtëpia ka marrë lëndime.

Kurse ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar tërësisht zjarrin, ndërsa hetime do të kryhen gjatë ditës së sotme./Telegrafi/