Një person i moshuar ka pësuar nga zjarri, i cili shpërtheu në shtëpinë e tij në të cilën ka jetuar i vetëm, në fshatin Pesoçan të Ohrit.
Rreth orës 18:00 është denoncuar në Njësinë Territoriale Zjarrfikës në Ohër, e cila ka intervenuar me dhjetëra zjarrfikës, të cilët kur kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë gjetur të djegur çatinë e shtëpisë.
Për një kohë të shkurtë zjarri është lokalizuar, por nuk kanë arritur të shpëtojnë plakun, trupi i të cilit është gjetur në brendi të shtëpisë.
Arsyet e zjarrit do të konfirmohen nga hetimet.
Ndërsa para dhjetëra ditëve incident i ngjashëm i ndodhi edhe një gruaje të moshuar në shtëpinë e saj në Ohër./Telegrafi/