Site icon Telegrafi

Një person hidhet nga kati i katërt i Qendrës Spitalore në Tiranë (Video)

Një person është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese të QSUT-së në Tiranë.

Siç shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Pamjet filmike tregojnë personin e shtrirë përtokë dhe disa efektivë të policisë që mbërrijnë pranë tij.

Emri i personit dhe arsyeja e këtij veprimi nuk dihen ende. Nuk ka të dhëna as për gjendjen e tij shëndetësore.


Hidhet nga ballkoni i spitalit by lapsi-al

Exit mobile version