Një person është gjetur pa shenja jete i varur në litar në një objekt të ndihmës të shtëpisë.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 04:25 në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raport. /Telegrafi/