Telegrafi

Një person me fat në SHBA fiton 1 miliard dollarë në lotari

Një person me fat në Amerikë ka fituar xhekpotin e 1 miliard dollarëve nga lotaria famshme Powerball, kanë njoftuar zyrtarët e lotarisë.

Bileta e shitur në Kaliforni, sipas Powerball, përputhej me të gjashtë numrat në shortin e së mërkurës mbrëma, transmeton Telegrafi.

Deri atëherë, xhekpoti vlerësohej të ishte 1.08 miliard dollarë, me një vlerë parash prej 558.1 milionë dollarësh.

Kjo shënon xhekportin e tretë më të madh të Powerball.

Fituesi i lotarisë e ka mundësinë që të marrë shumën prej 1.08 miliard dollarësh gjatë një periudhe 30-vjeçare, ose të marrë menjëherë shumën prej 558.1 milionë dollarësh. /Telegrafi/