Viktima mashkull ka raportuar në Polici se katër persona të dyshuar meshkuj e kanë rrëmbyer me veturë dhe e kishin rrahur.
Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë, ku janë konfiskuar dy revole me tetë fishekë dhe një thikë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, një predhë dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Fazliu’ pasditen e djeshme në Prishtinë.