Site icon Telegrafi

Një person bie nga një repart i spitalit në QKUK – pëson lëndime trupore

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi që i njëjti ka rënë nga një reparti spitalit në QKUK.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version