Site icon Telegrafi

Një person bie nga çatia e shtëpisë në Prishtinë, pëson lëndime

Sot treth orës 16:00 një person ka rënë nga një çati e shtëpisë në Rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se personi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në Rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë, një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor. Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull, S.S, i cili është dërguar në QKUK”, ka thënë Flora Ahmeti. /Telegrafi

Exit mobile version