Telegrafi

Një person i armatosur sulmon një qendër tregtare në Turqi

Një person i armatosur ka sulmuar një qendër tregtare në Turqi, ndërsa ka shkrepur disa plumba.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qendra tregtare në rajonin Boronova të Izmirit është evakuuar, ndërsa policia ka ekzaminuar vendin e ngjarjes.

Megjithëse nuk dihet ende nëse dikush është lënduar në incident, personi i armatosur u arrestua dhe u dërgua në komisariat.

Pamjet që qarkulluan në mediat sociale, tregojnë një burrë që ecën nëpër qendër tregtare me një armë, ndërsa ishte parë nga një person, ndërsa ky i fundit kishte njoftuar policinë.

Turma të mëdha shihen gjithashtu jashtë qendrës tregtare pas evakuimit.

Qyteti i Izmirit ndodhet në perëndim të Turqisë, rreth 300 milje larg Stambollit./Telegrafi/