Telegrafi

Një person me aftësi të kufizuara has në vështirësi për të votuar në Prizren (Video)

Kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri në mbylljen e votimeve në Prizren.

Një numër më i madh i qytetarëve po vërehet në qendrat e vendvotimeve.

Një prej tyre ishte edhe Ismail Peqani, qytetar me aftësi të kufizuara.

Ai për Telegrafin ka treguar se sa të vështirë e kishte të arrinte në vendvotim.

“Mezi mbërrina në katin e dytë të shkollës. I falënderoj punonjësit e zgjedhjeve që më bartën për në qendrën e votimit. E lus KQZ-në që të na lehtësojnë votimin. Mundësisht të na lënë të votojmë në katet e para”, ka pohuar Peqani.

Ndrydhe, në qendrën e votimit 2004 a të shkollës fillore “Motrat Qiriazi” kanë votuar mbi 45 për qind të qytetarëve. /Telegrafi/