Megjithëse përqafimi mund t’ju duket gjë e thjeshtë, faktikisht mund ta parandalojë lidhjen të bëhet lëmsh e madje edhe të ndaheni.
Përqafimi e rritë relaksimin duke e ulur shtypjen e gjakut në atë mënyrë që ju ndiheni më pak të stresuar me njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, kontakti fizik gjatë përqafimit liron oksitoksinë, hormon i cili e rritë mirënjohjen dhe besimin.
Përqafimet gjithashtu janë një mënyrë për ta shkëputur vetën nga bota e përjashtme dhe thjesht për t’u përqendruar te njëri-tjetrin.
Për ata që kanë vetëbesim të ulët, përqafimi mund t’i kontrollojë brengat e panevojshme dhe frikën.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se lidhjet nuk janë aspak të lehta. Ato kërkojnë kohë, përkushtim, durim e veçanërisht gjatë kohërave të vështira, por përqafimi ju ndihmon shumë.
Sidoqoftë, shumica e njerëzve mund të mendojnë se përse të përqafoheni gjatë natës?
Epo, gjatë kësaj periudhe, përgjegjësitë që i kemi pasur gjatë ditës zakonisht ulen. Në këtë kohë jeni vetëm me partnerin dhe përqafimi ka më shumë ndikim.
Edhe një përqafim si urim për natën e mirë bën dallim të madh.
Duke u përqafuar mendjet tuaja do të jenë më të relaksuara, do të rritet besimi në lidhje, do të përqendroheni te njëri-tjetri më shumë dhe gjithashtu përqafimet janë mënyrë për ta shprehur mirënjohjen. /Telegrafi/