Telegrafi

Një video e Shyhrete Behlulit po bëhet virale në TikTok, për çfarë bëhet fjalë?

Një video e Shyhrete Behlulit duke kënduar në një dasmë është bërë virale në mesin e përdoruesve të shumtë në TikTok.

Performanca e saj, e shkëputur me një pjesë është shpërndarë nga llogari të shumta në këtë rrjet social.

Përdoruesit e shumtë, e komentuan tej mase këtë video, por pse dhe për çfarë bëhet fjalë?

Ajo ishte shkëputur në një dasmë ku kishte qenë e ftuar Behluli për të kënduar, dhe në atë që është parë, ata hodhën kritika të shumta drejt këngëtare të zhanrit folklorik, derisa gjykuan performancën e saj ‘live’.

@videointeresante111 #tiktok #foryou #fyp #viral #mergimi #diaspora #gurbeti #mergimtari #kosova #shgiperiaetnike #politika #politikashqiptare #zvicrra #gjermania #amerika #shkupi #tetova #macedonia #tirana #prishtina #shqiperia #albania #ballkan #muzikshqip ♬ Originalton – VIDEO INTERESANTE

Por, përkundër kësaj, Shyhrete Behluli është një këngëtare me një bagazh tejet të madh muzikor dhe njihet për kontributet e saj ndër vite.

Tematikat, të cilat i ka trajtuar ajo gjatë gjithë karrierës së saj kanë kapur sferat e shumta dhe aspektet e shumta kulturore tek ne, duke përfaqësuar dinjitetshëm këtë zhanër. /Telegrafi/