Site icon Telegrafi

Një performancë e çuditshme zombie tronditi shikuesit dhe jurinë: Si është e mundur kjo?

Grupi i kërcimit “Atai Show” tronditi gjyqtarët e spektaklit America’s Got Talent me lëvizjet e tyre të çuditshme.

Përkatësisht, katër anëtarë të grupit performuan një kërcim të pazakontë në skenë, duke imituar lëvizjet e zombive.

Performanca e tyre e pazakontë shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe juria, e disa nuk mundën as ta shikonin të gjithë kërcimin.

Për disa lëvizje, është e vështirë të besohet se një mashkull mund t’i kryejë ato.

Publiku i duartrokiti ata pas performancës së tyre të jashtëzakonshme dhe juria vendosi njëzëri të vazhdonte më tej. /Telegrafi/

Exit mobile version