Site icon Telegrafi

“Një për të gjithë, të gjithë për ROCK” – Spitfire Festival mbahet me 26, 27 dhe 28 gusht

Aleksandër Gjoka, Bojken Lako, Eugent Bushpepa, Redon Makashi, Jericho, Elton Deda dhe shumë të tjerë do të performojnë 3 ditë radhazi te pishina e Gërmisë në Festivalin Spitfire, që mbahet në fundjavën e fundit të gushtit.

Spitfire Festival vjen më 26, 27 dhe 28 Gusht 2022, duke bashkuar ROCK grupet, fansat dhe mediat në mbështetje të muzikës dhe kulturës rock, nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për
Rock”.

Festivali synon që ta vazhdojë traditën e rockut në Kosovë, e cila i ka fillet nga vitet e 60-ta, duke e përcjellë këtë kulturë te të rinjtë e të gjitha komuniteteve përmes përfshirjes më të madhe të bendeve të reja të rock skenës kosovare. Kjo e bën Festivalin Spitfire të mirëpritet nga të gjithë dashamirët e kulturës rock dhe të kontribuojë në bashkimin e gjeneratave të ndryshme të krijuesve. Veprat dhe shkëmbimi i përvojave dhe ideve të pjesëmarrësve do të jenë një udhërrëfyes për gjeneratat e reja dhe kultivimin e rockut në të ardhmen.

Në Spitfire Festival do të marrin pjesë rock bende nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim. Festivali do të zgjasë tri ditë radhazi, me performanca të bendeve të reja, por edhe të bendeve më të famshme në Kosovë e rajon, si: Koncerti treditor, me njëzetë (20) rock e metal bendet më të njohura, do të mbahet në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë. Performancat do të zgjasin prej 25 deri në 100 minuta dhe do të përcillen nga DJ të po të njëjtit zhanër.

Emra të tjerë që pritet të argëtojnë publikun janë: Crossbones, Pinkmetal, Frisson, Gima, Trampolinë, Station Innermost, Epoka 94, Zwada,
Telikput, Gillespie, Koha, Oktappa, RedKnots dhe Masters of Mind.

Theksojmë që, Spitfire Festival është ri-brendimi i festivaleve Metal United World Wide, Rock United dhe Metal United, të cilat janë mbajtur në vitet 2018 dhe 2019. Këto festivale janë anuluar gjatë viteve 2020 dhe 2021, për shkak të pandemisë. Tash e tutje, të tri festivalet tashmë tradicionale, do të organizohen për tri ditë radhazi nën logon Spitfire Festival, dhe nga ekipi i njëjtë organizuese.

Spitfire Festival është një projekt që bashkon grupet e muzikës rock, adhuruesit, organizatorët, mediat dhe mbështetësit e tjerë, në një ngjarje/aktivitet të madh të këtij zhanri muzikor, e që i ka munguar skenës dhe jetës kulturore tek ne. Qëllimi kryesorë i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rockut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e 60-ta, dhe të përcillet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe me bende të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë. Ky festival, që është shumë i mirëpritur nga të gjithë ata që e vlerësojnë kulturën rock, do ti bashkojë gjeneratat e ndryshme të krijuesve, ku veprat, përvojat dhe idetë e grupeve pjesëmarrëse do të shkëmbehen dhe përdoren si udhërrëfyes për gjeneratat e reja.

Spitfire Festival synon të krijojë një ndjenjë të gjerë botërore të komunitetit dhe artistëve pjesëmarrës, si dhe të tërheqë vëmendjen e grupeve të interesit.

Ky festival fillimisht është parë si një nevojë (për bendet lokale të këtij zhanri të cilat nuk kanë shumë përkrahje dhe hapësirë veprimi për krijimtarinë e tyre), dhe njëkohësisht si mundësi e mirë për ti ekspozuar këto bende në tregun botërorë, që të ndihen si pjesë e këtij komuniteti.

Përfituesit e projektit janë ata të moshës prej 18 deri në 65 vjeç, dhe janë adhuruesit të cilët të vetmen mundësi për të qenë pjesë e një festivali të tillë të rrymës rock deri vonë e kishin jashtë Kosovës.

Gjithashtu përfitues direkt të këtij festivali janë edhe grupet muzikore te cilat janë të njohura vetëm në një rreth të ngushtë në Kosovë apo edhe në Shqipëri, dhe marrë parasysh mungesës së aktiviteteve të tilla, të përformojnë më shpesh në mënyrë që të inspirohen për të krijuar akoma më shumë vepra artistike. Kënget dhe krijimtaria e këtyre bendeve do të dëgjohen nga i gjithë komuniteti i cili është bashkuar rreth festivalit, dhe postimet e këngëve të bendeve do të bëhen në faqen zyrtare në Facebook dhe kanalin zyrtar në Youtube.

Për më tepër, shumë studio incizuese do të jenë të pranishme në festival, ku do ta kenë rastin ti dëgjojnë bendet live për së afërmi, dhe mundësia për ndonjë bashkëpunim në të ardhmen do të jete më e madhe duke u munduar që ta fuqizojmë skenën tone lokale sa më shumë.

Rrjedhimisht, presim nga artistët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që komunikimi jonë të vazhdojë në mënyrë që të rritet bashkëpunimi mes bendeve tona lokale me ato të ndryshme botërore.

Projekti do të promovohet nga Rockuzinë, ekipa e se cilës është e njohur për promovimin e muzikës rock, grupe dhe shkolla te organizuara dhe me aktivitete ne fushën e muzikës rock, si dhe në rrjetet sociale si Facebook, Instagram, TikTok etj.

Gjithashtu do të ketë postera, video reklama, njoftime në TV dhe Radio lokale. Pjesë e rrjetit të promovimit të eventit janë edhe disa lokale/bare/restauronte nëpër Kosovë te cilat promovojnë artistet e rijnë të muzikës rock.

Ekipet bashkëpunuese të cilat kanë kryer punën në mënyre profesionale vitet e kaluara, do të jenë prapë pjesë e këtij festivali. Këtu hyjnë kompania e sigurimit fizik që e merr përsipër mbarëvajtjen e festivalit në aspektin e sigurisë, kompania qe furnizon ndriçimin, zërmini, skenën dhe stafin teknik, kompania mediale me mundësi te shfaqjes direkte te festivalit, si dhe kompani te ndryshme për shërbime përcjellëse logjistike. Përgjatë festivalit do të jetë prezent edhe një patrullë policore dhe një veturë/ambulancë, në rast eventual të ndonjë emergjence.

Ky festival pritet të përsëritet çdo vit nën të njëjtën moto ‘Një për të gjithë, të gjithë për Rock’.

Biletat/Tickets for Spitfire Festival mund t’i blini KËTU.

Për më shumë informata/pyetje rreth organizimit ju lutemi na vizitoni në webfaqen tonë, Facebook apo Instagram.

 

Exit mobile version