Telegrafi

Një pemë filloi të binte – shoferi në Karolinë të Veriut shpëton pa lëndime, por jo edhe vetura pa u dëmtuar

Një shofer për pak nuk u godit nga një pemë ndërsa ajo po binte, derisa shoferi me makinë po ecte nëpër të dy korsitë e një rruge të qetë të lagjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pema u rrëzua pranë një kryqëzimi në zonën e Parkut Duke të Durham, Karolina e Veriut.

Dhe janë pamjet që ishin marrë nga një tjetër automjet që tregojnë një SUV që vjen përmes një kryqëzimi ndërsa pema e madhe fillon të bjerë.

Duke vërejtur rrezikun, shoferi shpejton duke u përpjekur ta kalojë ndërsa degët e pemës fillojnë të përplasen për tokë dhe “krijojnë një boshllëk të vogël për automjetin për të kaluar”.

Për fat të mirë, SUV shihet duke “shmangur” goditjen dhe askush nuk u lëndua në incident, por automjeti pësoi disa dëmtime.

Charlotte Davis, e cila jeton dy blloqe larg shtoi: “Unë e pashë atë dhe thashë: Oh, Do të ndodhë!”.

Departamenti i Pylltarisë Urbane të Durhamit tha se pema ra nga një kombinim i erërave dhe kalbjes në sistemin e saj të rrënjëve. /Telegrafi/