Një rast surreal ka ndodhur në Romë, pasi një i pastrehë me origjinë nga Tunizia ka hyrë në një banesë dhe ka marrë sende me vlerë rreth 4000 euro.
Djali 19-vjeçar ishte dukshëm i lodhur dhe vendosi të pushonte në shtratin e pronarit – me siguri se nuk priste që të ndodhte ndonjë gjë.
Para kësaj, hajduti së pari e mbushi barkun plot me ushqime dhe më pas shkoi në shtrat për të bërë një sy gjumë.
Nuk kaloi shumë kohë dhe pronari u kthye në shtëpi dhe gjeti hajdutin duke fjetur. Ai ka lajmëruar menjëherë policinë.
“I dyshuari është ngjitur mbi tubin në dritaren e hapur dhe ka hyrë brenda. Ai e mbushi çantën e shpinës me sende floriri dhe më pas shkoi të flinte”, tha majori Claudio Di Stefano, komandant i karabinierëve italian.
Mund ta imagjinoni tronditjen e hajdutit kur hapi sytë dhe pa rojet e sigurisë përballë tij. Thuhet se ai nuk ka rezistuar, raporton Il Messaggero.
Ekziston mundësia që i riu të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe më pas gjykata ia ka ndaluar qëndrimin në Itali. /Telegrafi/