Aaron Ramsdale realizoi një pasim mjaft mahnitës dhe dy pritje gjatë ndeshjes së Arsenalit kundër Leicester të shtunën pasdite.
Shumë pikëpyetje u ngritën kur Topçinjtë nënshkruan me gardianin për 30 milionë euro këtë verë.
Por, ai është duke e vërtetuar deri më tani se ia ka vlejtur çdo cent i dhënë për të.
https://twitter.com/youssfootball/status/1454417893773414408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1454417893773414408%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1777281-aaron-ramsdale-arsenal-stopper-produces-insane-pass-and-double-save-vs-leicester
Ramsdale është një pritës i mirë, por është tani pasimi i tij që i ka impresionuar vërtet tifozët e Arsenalit.
Dhe pasimi i tij drejt e te shoku të skuadrës në pjesën e parë të lojës së Arsenalit në stadiumin King Power ishte një gjë e mrekullueshme.
Ederson është portieri më i mirë në Ligën Premier kur bëhet fjalë për pasime, por Ramsdale me siguri nuk është shumë mbrapa.
AARON RAMSDALE. https://t.co/gUzxLWl7ET
— Extra Time Indonesia (@idextratime) October 30, 2021
Disa minuta më vonë, Ramsdale bëri një pritje të jashtëzakonshme të dyfishtë për të mohuar James Maddison dhe më pas Jonny Evansin.
Goditja e lirë e Maddison dukej e destinuar për këndin e sipërm, por Ramsdale disi arriti ta largonte me gishtërinj.
Evans më pas ishte i pozicionuar mirë për të rikthyer topin, por 23-vjeçari tregoi reagime të mëdha për t’i mohuar mbrojtësit të Leicesterit golin.
Vërtet e jashtëzakonshme. Kjo mund të jetë pritja e sezonit në Ligën Premier deri më tani. /Telegrafi/
Aaron Ramsdale.
Worth. Every. Penny. 👏💰 pic.twitter.com/7BehhNPyS0
— ESPN FC (@ESPNFC) October 30, 2021