Telegrafi

Një pasagjer kërcënoi me ‘vrasje masive’, përpara se të përpiqej të hapte derën për dalje emergjente derisa aeroplani po fluturonte nga Los Angelos në Boston

Janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur një pasagjer në një aeroplan të United Airlines nga Los Angelos në Boston kërcënoi se do të “vriste çdo njeri në këtë aeroplan”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Francisco Severo Torres, 33 vjeç, nga Leominster, Massachusetts u akuzua për ndërhyrje dhe tentativë për ndërhyrje te anëtarët e ekuipazhit të fluturimit duke përdorur një armë të rrezikshme.

Në videon e xhiruar nga një bashkëpasagjer i ulur vetëm disa metra larg, Torres mund të dëgjohet duke kërcënuar se do të kryejë vrasje masive ndërsa i shtyn të tjerët të përpiqen ta ndalojnë.

Burri mund të shihej duke u ngritur nga vendi i tij ndërsa u bërtiste atyre që ishin ulur rreth tij.

Më pas, ai u ngrit dhe bëri një gjest kërcënues, ndërsa mbante mjetin dhe shkonte drejt pjesës së përparme të aeroplanit.

Pasagjerët që e shikonin atë mund të dëgjoheshin duke bërtitur ‘oh Zot’ ndërsa dëshmuan veprimet e Torresit.

Një stjuardesë pretendoi se e kishte parë Torresin duke u “përplasur” me një derë të daljes emergjente përpara se të ngrihej në këmbë dhe të sulmonte pasagjerët e tmerruar.

Ai u frenua nga pasagjerët nga pjesa e pasme e aeroplanit.

Ndërsa drama po vazhdonte, kapiteni i fluturimit komunikonte me kontrollin e trafikut ajror për t’u thënë atyre se Torres ishte ndaluar nga pasagjerët, por “nuk po qëndronte i heshtur”.

Bisedat mes ekuipazhit të fluturimit dhe kontrollit të trafikut ajror zbulojnë se si pilotët shpallën një gjendje emergjence. /Telegrafi/