Në vetëm pak sekonda për një model flokësh të shkëlqyer plot volum
Është normale që pas disa vitesh të kemi gjithnjë e më shumë flokë të thinjura dhe më pas flokët zakonisht bëhen më të hollë dhe më të rrallë.
Shumë gra atëherë, madje edhe më parë, fillojnë me xhufkat dhe lyerjen e flokëve, ndërsa të tjerat, tani për tani në pakicë, edhe pse flokët e thinjur janë një trend në rritje, bartin flokë natyralë, edhe nëse janë gri apo të bardhë.
Nëse jeni ndër ato të cilave u thinjen flokët, por edhe flokët e rralluar pengojnë, ne kemi një truk gjenial për ju, transmeton Telegrafi.
Aplikoni xhel të nuancuar për vetullat në rrënjën e flokëve
Natyrisht, për këtë rast mund të përdorni edhe produkte të veçanta “maskimi”, por parukieri Matt Newman nga Nju Jorku rekomandon një produkt të pazakontë që do të fshehë rrënjët gri dhe do t’i bëjë flokët më të plotë: xheli për lyerjen e vetullave.
Kur xheli i vetullave ishte shumë i errët, atij i lindi ideja ta përdorte te rrënja e qimeve të rralla për t’i bërë ato të dukeshin më të plota. Dhe funksionoi!
Nëse përdorni xhelin në rrënjët e flokëve, keni dy përparësi në të njëjtën kohë: ngritjen dhe mbulimin. Fsheh qimet gri dhe i jep plotësi më të madhe rrënjëve të flokëve.
Sigurisht, ngjyra e xhelit duhet të përputhet me ngjyrën e pjesës tjetër të flokëve, kështu që nëse keni flokë gri me pjesën tjetër kafe të errët, përdorni xhelin në ngjyrën kafe të errët të pjesës tjetër të flokëve (nëse është e mundur). /Telegrafi/