Telegrafi

Një parti në Kosovë, i del krah Erdoganit!

Partia Fjala e Gëzim Kelmendit, i ka dalë në “ndihmë” presidentit të Turqisë, Reccep Tayp Erdgan.

“Mbështesim fuqishëm Popullin, Presidentin dhe Qeverinë e Turqisë. Kundërshtojmë fuqishëm ‘grusht shtetin’ e organizuar nga një pjesë e ushtrisë turke. Ky grusht shtet është kundër popullit dhe vullnetit të tij. Zoti e ruajt popullin e Turqisë, Zoti e ruajt Presidentin Erdogan”, ka thënë kjo parti.