Siç edhe e dinë shumica e klientëve, Apple zakonisht i prezanton modelet e reja të iPhone-ve në javën e parë ose të dytë të muajit shtator. Është vështirë për tu besuar, por koha po lëviz shumë shpejtë, dhe ne jemi larg përafërsisht rreth tetë-nëntë javë para se linja e iPhone 14 të prezantohet zyrtarisht.
Por a mund ta kemi një datë më specifike? Një parashikues nga Twitter i ashtuquajtur iHacktu iLeaks, thotë se telefonat më të ri të vitit 2022 do të prezantohen zyrtarisht me 13 shtator, ditë e martë.
PhoneArena shkruan se kjo përkon me analizën e cila thotë se Apple zakonisht i mban eventet e tyre për zbulimin e iPhone-ve gjatë së martës së parë ose të dytë të muajit shtator, transmeton Telegrafi.
Kjo do të dërgonte në dy data, 5 ose 6 shtator. Por që çdo vit në Amerikë, të martës së parë të shtatorit i paraprinë Dita e Punës, e cila përkon me të hënën e parë të shtatorit.
I’m thinking of stopping tweeting after the presentation of the iPhone 14 on September 13 2022 3/3
— iHacktu ileaks (@ihacktu) June 22, 2022
Prandaj data e dhënë nga parashikuesi iHacktu iLeaks, 13 shtatori, mund të jetë datë e saktë.
Me shumë mundësi, porositë paraprake mund të fillojnë menjëherë të premten e 16 shtatorit, me një datë të mundshme të lansimit në treg një javë më vonë, me 23 shtator. /Telegrafi/