Aktorja e famshme amerikane, Megan Fox dhe burri i saj, Brian Austin Green, së fundmi u shfaqën në fushatën e Global Green’s # Fight4theAmazon.
Organizata zhvilloi një ngjarje të rëndësishme me yje gjatë kësaj jave në Avalon Hollywood në Los Angeles, ndërsa kjo ishte një nga paraqitjet e rralla të çiftit.
Fox u shfaq e mahnitshme në një fustan sateni, duke paraqitur disa dizajne të bardha poshtë skajit, e cila me flokët e valëzuara dhe grimin më të lehtë, i dha pamjes së saj më shumë shkëlqim.
Në anën tjetër, Bryan zgjodhi një kostum më të errët, të cilin ai e kompletoi me një këmishë blu dhe një palë këpucë lëkure ngjyrë kafe, me ca tufa prej ari.
Dyshja rrëmbyen gjithë vëmendjen në tapetin e kuq dhe kjo paraqitje e tyre publike u komentua mjaft shumë për faktin se u shfaqën pas pesë vitesh në një eveniment të tillë së bashku.
Fox dhe Green kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë së bashku: Noah (6), Bodhi (5) dhe Journey (2).
Ata ishin gati duke i dhënë fund martesës së tyre në vitin 2015 pasi aktorja kishte kërkuar divorc nga bashkëshorti i saj.
Megjithatë, në vitin 2016 ishin ribashkuar.
Dy të famshmit gjatë gjithë këtyre viteve së bashku kanë preferuar që jetën e tyre private ta mbajnë larg syrit të publikut dhe mediave. /Telegrafi/