Telegrafi

Një paralajmërim për stuhi dimërore është lëshuar për tetë shtete amerikane

Një stuhi masive po shtrihet në disa prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke sjellë me vete shi të dendur, erë, dhe borë.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka lëshuar paralajmërime për Alaska-n, Idahos, New Hampshire, Virginia-n, New York-un, Virginia-n Perëndimore, Vermont-in dhe Washington-in.

Raportohet nga mediat se në parashikimin e fundit, NWS ka njoftuar se një sistem me presion të ulët do të sjellë shira të dendur sidomos në brigjet e Washington-it dhe Oregon-it të dielën, ndërsa bora do të përhapet në pjesë të tjera, kryesisht malore.

Ndërkohë, Bregu i Mesëm dhe Lindor pritet të përfshihen nga një “ciklon i gjerësisë së mesme” i cili do të sjellë mot dimëror dhe stuhi.

Edhe pse kushtet pritet të përmirësohen nga e hëna mbrëma deri të martën në mëngjes, zhvillimi i motit të keq do të mbahet nën vëzhgim. /Telegrafi/