Telegrafi

Një i panjohur kërcënon aeroportin e Shkupit me ”hedhje në erë”

Një i panjohur ka telefonuar në aeroportin ”Aleksandri i Madh” në Shkup dhe ka shprehur kërcënime serioze për sigurinë e të punësuarve në këtë aeroport.

Sipas policisë, kërcënuesi ka thënë se ”Do t’u hedh të gjithëve në ajër”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ana e shërbimit të IT-së është gjetur numri telefonik i kërcënuesit. Policia ka ndërmarrë masa për të ndriçuar rastin. Kërcënuesi është kontaktuar nga policia, por ka refuzuar që të identifikohet, duke vazhduar me kërcënime të njëjta./Telegrafi/