Si asnjë herë më parë, këtë vit palltot ‘teddy bear’ (pellush arushi) kanë hyrë në listën tonë të dëshirave si një veshje e domosdoshme
Të buta, të ngrohta dhe me një ndjesi të këndshme falë pelushit, ato janë një shembull ekzemplar i takimit mes peliçes dhe një palltoje.
I pari version u krijuar në vitin 2018 nga Max Mara dhe ai origjinal ishte në ngjyrën e arushit prej pelushi, një nuancë mes biskotës dhe ngjyrës kamel.
Këtë vit e shohim në nuanca të së verdhës, së kuqes, së kaltrës, pasi propozimet tashmë janë shumë dhe për të gjitha shijet!
Revista e modës Grazia na sugjeron modelet më ‘in’ në treg nëse doni të blini një pallto të tillë ose t’ia vendosni poshtë pemës dikujt që keni përzemërt.
/Telegrafi/