Site icon Telegrafi

Një pallat në Milano përfshihet nga flakët, ka viktima dhe të lënduar

Një zjarr i fuqishëm që përfshiu një ndërtesë tetëkatëshe në Cernusco sul Naviglio, në provincën e Milanos iu mori jetën dy personave dhe plagosi dhe intoksikoi 24 të tjerë.

Flakët nisën me shpejtësi nga një apartament në katin e tretë dhe u përhapën me shpejtësi në banesat dhe katet e tjera të pallatit tetëkatësh.

Në këtë ngjarje humbën jetën një 50 vjeçar dhe një 80 vjeçar, ndërkohë që shumë të tjerë u dërguan për të marrë ndihmë në urgjencë.

Shtatë ekipe zjarrfikësish shkuan në vendngjarje dhe vunë flakët në kontroll, ndërkohë që autoritetet lokale deklarojnë se janë marrë të gjitha masat për të strehuar banorët, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë nga zjarri. /javanews.al/

Exit mobile version