Telegrafi

Një palestineze 120-vjeçe personi më i vjetër në botë

Mirëpo Mariam Amash, e cila jeton në qytetin e populluar me arabë Jisr az-Zarqa në Izrael, e konsideron rivalen e saj si shumë të re. "Po, unë jam personi më i vjetër në botë”, thotë ajo, për të shtuar: “Unë ha, pi, dhe pastrohem. Shpresoj të jetoj edhe 10 vjet të tjera”.

Zonja Amash ka 10 fëmijë, 120 nipa e mbesa, 250 stërnipa e stërmbesa, dhe 30 nipa e mbesa, fëmijë të nipave e mbesave të saj.

Zbulimi i saj si personi më i vjetër i mundshëm në botë ka ngjarë kur ajo ka aplikuar për letërnjoftimin e ri izraelit. Autoritetet izraelite ia kanë dhënë asaj letërnjoftimin në bazë të të dhënave nga certifikata e saj e lindjes, e dhënë nga autoritetet turke që kishin sunduar këtë pjesë të botës në kohën e lindjes së saj.

Zonja Amash, ka shpjeguar se sekreti i jetëgjatësisë së saj, është dieta e shëndetshme – pasi ajo ha shumë perime.

Një zëdhënës i librit të rekordeve Guinness ka thënë se do të vërtetohen dokumentet e saj, për të konstatuar nëse Amash është vërtetë personi më i vjetër në botë.