Një palë xhinse Levi’s të viteve 1880 janë shitur në një ankand në një qytet të vogël në New Mexico për më shumë se 87 mijë dollarë.
Xhinset — të gjetura në një minierë të braktisur nga një “arkeolog i xhinseve” — u blenë nga 23-vjeçari Kyle Hautner dhe Zip Stevenson, një veteran i tregut të xhinseve të cilësisë së mirë, transmeton Telegrafi.
“Ne nuk kishim ndonjë plan për t’i blerë xhinset së bashku derisa filloi ankandi, gjë që është disi e çmendur t’i shikosh prapa”, tha Stevenson për CNN.
Pantallonat u shitën për 87, 400 dollarë – një nga çmimet më të larta të paguara ndonjëherë për një palë xhinse – duke përfshirë një çmim prej 15 për qind të blerësit.
Hautner pagoi 90 për qind, ndërsa Stevenson kontribuoi me 10-përqindëshin e mbetur. /Telegrafi/