Telegrafi

Një pako e dyshimtë alarmon një pjesë të Londrës, evakuohen banorët (Video)

Një pako e dyshimtë ka alarmuar policinë e Londrës, duke bërë që të evakuohet një pjesë e “Liverpool street” dhe “Mooragte”.

Zyrtarët e armatosur dhe ekipet antieksploziv dhe me qen u panë duke patrulluar në këto dy zona.

Dëshmitarët thanë se trenat po funksiononin normalisht, por rrugët pranë stacioneve ishin të mbyllura.

Vetëm pak ditë më parë Londra u trondit nga shpërthim me bombë në një vagon metroje, ku 29 persona mbetën të plagosur. Përgjegjësinë e këtij sulmi e mori Shtetit Islamik.