Telegrafi

Me një pagë mujore prej 40 dollarëve mjekët në Indi po luftojnë kundër COVID-19, mbi 3.5 milionë punonjës shëndetësor kërkojnë kushte më të mira

Më shumë se 3.5 milionë punonjës shëndetësorë në Indi kanë filluar sot grevën dyditore, duke kërkuar paga më të mira dhe pajisje mbrojtëse në kohën kur po zhvillojnë luftën e ashpër kundër coronavirusit.

Greva ka filluar një ditë pasi në këtë vend është regjistruar numër rekord të infektuarve në 24 orë, kurse numri i përgjithshëm i tyre tashmë ka tejkaluar shifrën prej dy milionë, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Sindikatës së punonjësve shëndetësorë, A.R. Sindhu, ka deklaruar për Reuters se deri më tani në Indi kanë humbur jetën të paktën 100 punonjës shëndetësor nga COVID-19, kjo për faktin se qeveria nuk u ka siguruar pajisje mbrojtëse dhe gjëra tjera që u nevojiten në këtë kohë.

Edhe pse mund të tingëllojë si diçka e pabesueshme, por në këtë kohë të pandemisë shumica e mjekëve në Indi marrin pagë mujore prej 3.00 ruppe indian apo 40 dollarë. /Telegrafi/