Telegrafi

Një pacient me dyshime për Coronavirus ndalohet në Shkup për analiza

Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Maqedoninë e Veriut ka filluar me kontrollat për një pacient me dyshime se ka simptome të virusit Coronavirus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo ministri deklarojnë se i njejti pacient nuk ka pasur ndonjë shenjë kur ka kaluar në kamerat termike në aeroportin e Shkupit, por i njejti rreth orës 22:00 është paraqitur në Klinikën për infektologji në Shkup për ekzaminime të mëtutjeshme. Personi në fjalë ka ardhur nga Italia.

Lexo po ashtu Dalin rezultatet negative, lexo detajet

“Pas mbërritjes në klinikën për infektologji në Shkup, pacienti është izoluar dhe po bëhen hulumtime të simptomeve. Brenda këtyre orëve do të dilet edhe me rezultate” thuhet në njofimin e MSH-së.

Përndryshe, nga MSH-ja thonë se nuk ka vend për panik dhe se shteti i ka marrë gjitha masat për këtë krizë botërore. /Telegrafi/