Telegrafi

Një ose dy gota në ditë, mbrojnë nga demenca

Ekspertët thonë se konsumimi i kohëpaskohshëm i alkoolit sjell deri te zvogëlimi i rrezikut nga demenca për 23 për qind.

Shkencëtarët amerikanë pohojnë se njerëzit me moshë mesatare dhe të moshuarit të cilët pinë alkool në sasi të caktuar, një ose dy pije në ditë, janë të mbrojtur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjes Alzheimer dhe formave tjera të demencës.

Të dhënat janë të bazuara në analizimin e 143 studimeve në Chicago, ku janë përfshirë 365.000 njerëz.

Ndërkaq, thuhet se vera është më e dobishme se birra, ndërsa nuk ka dallime ndërmjet meshkujve dhe femrave. /Telegrafi/