Site icon Telegrafi

Një ortek në Slloveni përfshiu shtatë alpinistë, raportohet për dy të lënduar rëndë

Shtatë persona u përfshinë nga një ortek në vendpushimin e njohur të skive Mala Mojstrovka në Slloveni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë, nga kjo ngjarje e ndodhur të dielën, kanë mbetur dy të lënduar rëndë, të cilët tashmë janë transportuar në qendrën klinike të Lubjanës.

Siç thuhet më tej, operacioni i shpëtimit është ende në vazhdim, megjithëse bora dhe mjegulla e vështirësojnë situatën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit, ku dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë dhe tre të lënduar lehtë.

Dy persona kanë shpëtuar të palënduar.

Sipas raportimeve, për shkak të mjegullës dhe kushteve të vështira të motit, të dy helikopterët që kishin shkuar për të intervenuar janë përballur me “mundësi të kufizuara dukshëm të shpëtimit”. /Telegrafi/

Exit mobile version