Telegrafi

Një organizim madhështor dhe unik për Euro 2020 në Prishtinë

EURO 2020 ka shije tjetër këtë herë për plot arsye. Përveçse vjen pas pandemisë, me stadiume jo siç jemi mësuar t’i shohim, ka edhe një ndryshim tjetër, veçanërisht në Kosovë.

Me vendndodhje ideale, organizimi i Public Screening të ndeshjeve deri në finalen e madhe, është realizuar deri në detaje. Skena nuk do shumë shqyrtim për t’u kuptuar se është më e bukura e organizimeve publike në 20 vitet e fundit dhe ambienti është jashtëzakonisht i përshtatshëm.

Pothuajse çdo detaj i këtij organizimi tregon për një kualitet dhe seriozitet pune.

Një skuadër e tërë është organizuar, pothuajse si të ishte skuadër pjesëmarrëse në Evropian, për pamjet që sot i kemi në sheshin Zahir Pajaziti.

Nuk është ky rasti i vetëm, por është ndoshta më i veçanti, për t’u bërë edhe njëherë e qartë që skuadrat e forta organizative, edhe nën testin e pandemisë, që më së forti i ka prekur organizimet publike, ia dalin të organizojnë diçka të tillë me të cilën mund të krenohemi të gjithë.