Një orë që thuhet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler është shitur për 1.1 milion dollarë në një ankand në SHBA.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ora Huber, e cila iu është shitur një ofertuesi anonim, tregon një simbol svastikë dhe ka inicialet AH të gdhendura në të.
Udhëheqësit hebrenj e dënuan ankandin përpara shitjes në Alexander Historical Auctions në Maryland.
Adolf Hitleri udhëhoqi Gjermaninë naziste midis vitit 1933 dhe 1945, duke orkestruar vrasjen sistematike të rreth 11 milionë njerëzve – gjashtë milionë prej të cilëve u vranë sepse ishin hebrenj.
Sipas katalogut të produkteve, ora mund të ketë qenë dhuratë ditëlindjeje për Hitlerin në vitin 1933, vitin kur ai u bë kancelar i Gjermanisë. /Telegrafi/