Në pikë kalimet kufitare të Kosovës, vazhdojnë të jenë prezentë ende kolonat e gjata dhe pritjet e shumta.
Sipas raportit të fundit (ora 08:08) të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikë kalimi kufitar më i ngarkuar mbetet ai në Merdar.
Pritjet për të dalë nga kjo pikë janë deri në 1 orë kurse kolona e automjeteve arrin 500 metra.
Ndërkaq në hyrje të kësaj pike, pritjet janë 5-10 minuta.
Ndërsa disa pika të tjera kufitare kanë një fluks të ulët. /Telegrafi/