Në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, është bërë kalimi i orës diellore në atë verore, praktikë kjo që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit.
Nga ora 02:00 është zhvendosur një orë përpara pra në 03:00.
Pra kjo do të flini pak më pak, por nga ana tjetër regjimi i ri për orë do t’ju lejojë të përfitoni nga rrezet e diellit deri vonë, edhe falë zgjatjes së ditëve që sjell vera.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, ku akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore. /Telegrafi/