Zëvendësministri i Arsimit Xhavit Rexhaj ka bërë të ditur se një orë mësimore nga 45 minuta do të shkurtohet në 30 minuta dhe klasat do të ndahen në dysh.
Rexhaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjini ka folur edhe lidhur me kompensimin e mësimdhënësve.
“Një orë mësimore nga 45 minuta sa është do të shkurtohet në 30 minuta. Klasat do të ndahen në dysh. Puna e shtuar e mësimdhënësve po bëjmë çmos që të kompensohet. Sigurisht jo nëse iu shtohen dy orë por më shumë. Edhe për mësimdhënësit mbi 60 vjeç do të gjejmë zgjedhje”, deklaroi ndër të tjera Xhavit Rexhaj.
Zëvendësministri i Arsimit Xhavit Rexhaj ka thënë se shtyrja e mësimit nuk lidhet me presionin e SBASHK-ut.
Zëvendësministri i Arsimit ka thënë se për shtyrjen e mësimit është vendosur në 10 minutat e fundit të takimit që është mbajtur me prindërit e SBASHK-un.
“Vendimi ynë situatën nuk do ta përkeqësojë. Se a do ta bëjë më mirë nuk e dimë”, ka deklaruar Xhavit Rexhaj. /Telegrafi/