Një shtëpi ankandi në Maryland ka shitur një orë dore që dikur i përkiste Adolf Hitlerit.
Dhe ajo orë, besojeni ose jo, është shitur për hiq më pak se 1.1 milion dollarë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Alexander Historical Auctions në qytetin Chesapeake kishte vlerësuar vlerën midis 2 dhe 4 milionë dollarë, duke e përshkruar orën si një “relike të Luftës së Dytë Botërore me përmasa historike”.
Mediat raportojnë se udhëheqësit hebrenj dhe të tjerë e kundërshtuan shitjen këtë javë, duke thënë se ajo kishte pak ose aspak vlerë historike.
Por presidenti i shtëpisë së ankandeve, Bill Panagopulos, mbrojti ankandin dhe tha se blerësi është një hebre evropian.
Ora ka inicialet AH dhe një shenjë svastika.
Shtëpia e ankandeve tha se një ushtar francez e mori orën si plaçkë lufte më 4 maj 1945, kur njësia e tij u bë forca e parë aleate që arriti në tërheqjen e Hitlerit në Berchtesgaden.
Udhëheqësi nazist vdiq në Berlin më 30 prill 1945. /Telegrafi/