Telegrafi

Një “oqean” në qiellin e Colorado-s, shkenca shpjegon fenomenin (Video)

Fenomeni i hasur edhe herë të tjera ka ngritur shumë pikëpyetje, për të cilat shkenca ka një përgjigje.

Këto lloj resh njihen si “dallgët Kelvin-Helmholtz”. Ato marrin formë të tillë kur dy shtresa ajri në atmosferë lëvizin me shpejtësi të ndryshme.

Kur këto dy shtresa takohen me njëra-tjetrën, formohet një shtresë “transparente”, e cila bëhet e paqëndrueshme si pasojë e ndryshimit të shpejtësisë.

Kjo krijon një vorbull dhe retë marrin formën e dallgëve të detit. Ky fenomen nuk zgjat shumë.