Telegrafi

Një OJQ revoltohet ashpër, do ta paditë Qeverinë e Maqedonisë

OJQ ”Jasna Idnina” ka vendosur që ta kallëzojë penalisht Qeverinë e Maqedonisë, pasi që kjo e fundit ka vendosur që të mos ndajë mjete për OJQ-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo OJQ e dënon ashpër vendimin qeveritar për ndërprerjen e pagesave për projektet e miratuara nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë, duke theksuar se për të gjitha shpenzimet e realizuara për projektin e tyre, do ta paditin Qeverinë, për t’i kërkuar kompenzim.

Sipas avokatëve të tyre, Qeveria nuk paska të drejtë që të ndërpresë realizimin e ndonjë projekti./Telegrafi/