Një objekt i paidentifikuar fluturues i ngjashëm me balonën kineze, që fluturonte në një lartësi prej 11 metrave në juglindje të Rumanisë, është detektuar nga sistemi mbikëqyrës i forcave ajrore.
Dy aeroplanë të tipit MiG-21 LanceR janë ngritur menjëherë në ajër, por deri më tani nuk e kanë konfirmuar prezencën e objektit fluturues, transmeton Telegrafi.
Incidenti ka ndodhur afërsisht një orë para se Rumania të goditej nga një seri e tërmeteve, ku i pari kishte fuqi shkatërruese prej 5.7 magnitudë.
“Sistemi për vëzhgimin e hapësirë ajrore që operon pranë forcave ajrore rumune, zbuloi rreth orës 12:30 një objekt të vogël fluturues me karakteristika të ngjashme me ato të balonës kineze”, thuhet në kumtesën e ushtrisë rumune.
Autoritetet rumune kanë ndërmarrë një sërë procedurash standarde, në momentin kur ky objekt i paidentifikuar fluturues u zbulua. /Telegrafi/