Një fotograf shkrepi një foto të një “UFO-je” gjatë kurorëzimit përderisa aeroplanët “Red Arrows” fluturonin në qiejt e Londrës.
Simon Balson, 59 vjeçar, po fotografonte shfaqjen ajrore, e cila nuk u zhvillua sipas planifikimeve për shkak të motit me shi – kur vuri re objektin e pazakontë.
Fotografi thotë se ai “nuk e ka idenë” se çfarë ishte ai objekt, duke shtuar se kohët e fundit ka pasur “shumë pamje të pashpjegueshme” në zonën e Londrës Lindore, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.
Fotot e shkëlqyera shfaqin aeroplanët “Red Arrows” duke fluturuar drejt qendrës “Mall” në Londër, por pak sipër tyre rrinte pezull një objekt i kuq.
Për shkak të motit të keq që mbretëroi gjatë eventit, ai nuk i kishte kontrolluar fotot deri në mëngjesin e djeshëm kur ka pikasur objektin e pazakontë në njërën prej fotografive.
Balson tha: “Po shkrepja disa fotografi nga kati i 13-të i pallatit tim në Limehouse, teksa aeroplanët fluturonin mbi qytet”.
“Moti ishte i keq, kështu që nuk kishte zogj në ajër, dhe unë nuk mund t’i shihja aeroplanët kështu që nuk i kontrollova fotot deri më vonë”, shtoi tutje ai.
“Megjithatë, kur e vura re, pashë këtë objekt të çuditshëm dhe thjesht mendova ‘çfarë dreqin është ai objekt’. Përmirësova imazhin dhe u përpoqa të rrisja specifikat për të parë se çfarë ishte, duket si një gogël pluskuese apo diçka e ngjashme”, vazhdoi ai.
Ndër të tjera, fotografi në fjalë tha se gjithçka që mund të kishte nxjerrë nga kjo foto ishte ishte majë të kuqe, por se thjesht nuk e kishte idenë se çfarë mund të jetë ajo.
“Ka pasur shumë pamje të çuditshme ‘UFO’ kohët e fundit, kështu që mendova se njerëzit e tjerë mund të ishin në gjendje të hamendësonin se çfarë ishte ai objekt”, deklaroi Simon. /Telegrafi/